Ju nuk do të jeni të vetëdijshëm për të gjitha lëvizjet e fëmijës suaj gjatë shtatzënisë, dhe kjo për një sërë arsyesh.
Disa lëvizje nuk do të zgjasin aq gjatë ose do të jenë mjaft të forta për t’u ndjerë. Por, kur fëmija juaj lëviz gjithë trupin e tij për më shumë se disa sekonda, ju mund ta vini re atë.
Një arsye tjetër përse nuk mund t’i ndieni të gjitha lëvizjet e foshnjës është se ata mund të mos jenë të kthyer normal, transmeton Gazeta Shneta.
Çdo shtatzëni është e ndryshme, prandaj është e vështirë të thuash saktësisht se çfarë do të ndjeni.
Një kohë e zakonshme për beben që të lëviz është para se hani, me kalimin e kohës do të zhvilloni aktivitetin unik të foshnjës suaj.
Është normale të vërehet një ndryshim në llojet e lëvizjeve që ndjeni gjatë shtatzënisë së vonshme.
Ndërkohë, do të ketë raste kur fëmija juaj është duke fjetur dhe herë kur është zgjuar dhe aktiv.
Edhe pas lindjes foshnja mban të njëjtin aktivitet, derisa është në gjendje të dallojë natën nga dita./Gazeta Shneta/