Një foshnje prej pesë muajsh është aq i brishtë saqë vetëm një përkdhelje nga nëna e tij mund ta lërë atë me flluska të dhimbshme.
Lennon Gregory, i cili jeton në Masontown të Pensilvanisë, u diagnostikua me epidermoliza Bullosa (EB) vetëm 26 orë pas lindjes.
Diagnoza e tij do të thotë se gjërat e thjeshta si ndërrimi i pelenës, të ushqyerit, e madje edhe përqafimi mund të shkaktojë që lëkura e tij të mbulohet nga fluskat.
Dhe nëse prindërit e tij nuk janë të kujdesshëm për të pastruar plagët ose për të parandaluar ato të rejat, një infeksion mund ta vrasë atë.
Pavarësisht gjithë kësaj, nëna e Lennon, Shelby tha për Daily Mail Online se ai është ‘fëmija më i lumtur në botë’./Gazeta Shneta/