Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kuptoni fytyrat e bebeve, ato tregojnë mesazhe të rëndësishme

Jetë 26/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur fëmija juaj qan, duket sikur bien sirenat dhe në të njëjtën kohë ty të copëtohet zemra. Pjesa më e keqe është që ti nuk e ke idenë çfarë do. Qumësht? Gjumë? Do të luajë?

Megjithatë ka një mënyrë për të dekoduar sjelljen e tij. Ja ku janë tetë shprehje fytyre dhe spjegimi i tyre.

Shqetësim

Cepat e jashtëm të buzëve ulen, mjekra dhe goja shformohen dhe vetullat mblidhen në qendër.

Përkthimi: “Më le  shumë kohë me gjyshërit, jam shumë i karikuar. Do e humbas kontrollin nëse nuk më çon në një vend të qetë, të më pëshpërisësh “shsh” dhe të më godasësh lehtë ritmikisht byç…”

Inat

Picërron sytë, qan dhe  skuqet. Mund të godasë duart e tua kur i afrohesh.

Përkthimi : “Jam shumë i nevrikosur dhe nuk duroj dot më. Ndoshta sepse ti po luan me vëllanë (fëmijët deri në gjashtë vjeç shprehin xhelozi), ose ndoshta është thjesht uri ose lodhje. Snack-u dhe, ose gjumi janë zgjidhjet në këtë rast.”

Uri

Bebi hap gojën, afron duart te buzët dhe lëviz gjuhën.

Përkthimi: “Dua të ha!”

Dëshirë për të luajtur

Mbledh buzët sikur thotë “Oooh” dhe kthen fytyrën nga ty me sy shumë të hapur.

Përkthimi: “Jam gati. Ulu në shesh dhe fillo lojën, tani.”

Stres

Kthen kokën në anën tjetër.

Përkthimi: “Dua një minutë ta përpunoj këtë, mund të jetë ushqimi që po përtyp, mjedisi i ri, apo  parku i mbushur me njëvjeçarë që qajnë. Të lutem më lër të qetësohem për 1 minutë, ose 20.”

Ka një shqetësim fizik

Tërheq veshët e tij.

Përkthimi: “Nuk është e thënë që kam infeksion në vesh, por është e sigurt që kam një shqetësim.  Mund të jetë fyti, barku (duhet të gromësij!) ose…e di ti…po më dalin dhëmbët.

Qetëson veten

Përdredh flokët.

Përkthimi: “Hej po qetësoj veten dhe kjo është një mjeshtëri jetike. Më lër ta bëj, sa kohë nuk vritem, në atë rast më jep një batanije të butë ose një lodër pelushi.”

Nuhatë

Hapë flegrat, mbledh buzët dhe shfryn me hundë.

Përkthim: “Mund të duket sikur jam i inatosur ose sapo ndjeva një erë të keqe, por unë po luaj. E di që kjo fytyrë e bën mamin të qeshë, do e bëjë të shkrihet ngaqë ia vlen”.

/Gazeta Shneta

 

Artikulli paraprakHoroskopi sot, e martë 26 dhjetor
Artikulli i rradhës Parashikoni gjininë e fëmijës tuaj nëpërmjet Kalendarit Kinez

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.