Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kur duhet të fillojnë mamografitë për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit?

Femina 03/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rekomandimet për moshën e fillimit dhe shpeshtësinë e mamografive vazhdojnë të jenë objekt debatesh mes organizatave mjekësore, duke krijuar shpesh paqartësi për gratë. Megjithatë, shumica e ekspertëve bien dakord se zbulimi i hershëm mbetet një nga mënyrat më efektive për të ulur vdekshmërinë nga kanceri i gjirit.

Sipas udhëzimeve më të fundit, gratë me rrezik mesatar për kancer të gjirit – pra ato pa histori personale të sëmundjes, pa mutacione gjenetike me rrezik të lartë dhe pa histori të fortë familjare – duhet të fillojnë mamografitë rreth moshës 40 vjeç, shkruan burimi Medical News Today trasmeton Gazeta Shneta.

Disa organizata rekomandojnë mamografi çdo vit pas moshës 40 vjeç, ndërsa të tjera sugjerojnë kontroll çdo dy vjet. Ekspertët theksojnë se vendimi duhet të merret duke marrë parasysh moshën, gjendjen shëndetësore dhe preferencat individuale të gruas.

Mamografia është metoda më e përdorur për depistimin e kancerit të gjirit, pasi mund të zbulojë ndryshime në gji përpara se ato të shkaktojnë simptoma. Megjithatë, si çdo test depistues, ajo mund të japë edhe rezultate të rreme pozitive, të cilat mund të çojnë në ankth dhe ekzaminime shtesë të panevojshme.

Ekspertët rekomandojnë që gratë të vazhdojnë mamografitë për aq kohë sa gëzojnë shëndet të mirë dhe kanë një jetëgjatësi të pritshme mbi 10 vjet. Për gratë me histori familjare të kancerit të gjirit ose faktorë të tjerë rreziku, depistimi mund të fillojë më herët dhe të përfshijë metoda shtesë si rezonanca magnetike (MRI).

Mesazhi kryesor është se mamografia mbetet mjeti më i rëndësishëm për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, ndërsa konsultimi me mjekun ndihmon në përcaktimin e planit më të përshtatshëm të depistimit për secilën grua. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVaji i mentes mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut
Artikulli i rradhës IKShPK: Rrezik i ulët për Ebola në Kosovë, rekomandohen masa parandaluese për udhëtarët

Ju sugjerojmë

Anglia nis testimin universal të të porsalindurve për atrofinë muskulore spinale

19/07/2026 Jetë

Vajza 12-vjeçare iu nënshtrua gjashtë cikleve të kimioterapisë pas një diagnoze të gabuar

18/07/2026 Jetë

Zjarret pyjore dhe thatësira godasin Evropën, mbi 1 mijë persona evakuohen në Spanjë

18/07/2026 Jetë

Ekspertët paralajmërojnë për rikthimin e fruthit në SHBA, rritja e rasteve lidhet me uljen e vaksinimit

18/07/2026 Jetë

Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë mjekët të shmangin diagnozat e humbura

18/07/2026 Jetë

Gjermania miraton reformë të gjerë për modernizimin e sistemit shëndetësor dhe financimin e spitaleve

18/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.