Mamia Razije Musa vjen me rekomandime dhe këshilla për të ushqyerit e foshnjës për herë të parë.
Ajo edhe një herë e cekë se të ushqyerit, përveç qumështit të gjirit, mund të fillojë kur foshnja mbush 6 muaj.
Por, nëse pediatri rekomandon që të fillojë më herët, shembull, nga muaji i katërt, atëherë mamia e njohur shqiptare ka disa këshilla se çfarë duhet t’i jepni foshnjës dhe në çfarë sasie.
Mamia gjithashtu tregon nëse duhet t’i vendosni kremëra fëmijës, duke e kundërshtuar këtë veprim për arsyet që ka cekur më poshtë.
Ja çfarë thotë ajo:
“Të dashura nana uroj të jeni mirë, sot po ju drejtohem disa prej juve duke u përgjigjë në disa pyetje që me janë bërë në llogarinë time.
1.Unë gjithmonë rekomandoj që ushqimi të filloj në muajin e gjashtë por atëhere kur pediatri rekomandon që ushqimi duhet të filloj në muajin e katërt ekzsiton një kategori e ushqimeve që mund të përdorni. Filloni me perime si patate e ëmbël, karrotë, avokado, ndërsa prej pemëve mund të ju jepni dardhë, mollë dhe pjeshkë. Vlen rregulli i njejtë që tri ditë të testohet cdo ushqim, në javën e dytë mund të i jepni dy herë në ditë në mengjes dhe në mbrëmje po jo në sasi të mëdha mjafton dy lugë gjelle, sasinë mos e ndryshoni as në javën e tretë.Nga muaji i pestë shtoni sasinë në tre lugë gjelle në dy herë në ditë ndërsa në muajin e gjashtë fillon ushqimi i rregulltë e rritni sasinë por prapë keni kujdes mos e sforconi beben të hajë shumë. Cdo ushqim i bebes duhet të ketë masë, asnjëherë mos i jepni shumë por jo edhe pak.
2.Një pyetje tjetër që më ka ardh është për kremat që duhet të përdoren për bebat, në praktikën time une nuk kam përdorur asnjëherë kremë as në zonën e pampersit e as në lëkurë, gjithmonë kam përdorur vaj ulliri të cilin e kam aplikuar edhe në duar dhe fytyrë kjo sepse gjithmonë jam skeptike se beba i fut duartë në gojë dhe kështu mund të përthithtë nga sasia e kremave që kanë përmbajtje kimike ose mund t’i fërkojë sytë.
3.Sa i përket ujit në ditët e nxehta e kam thënë shumë herë po e them edhe tash, beba nuk ka nevojë për ujë deri sa nuk fillon me ushqim, qumështi i gjirit dhe formula përmbajnë sasi të mjaftueshme të ujit prandaj mos e ngarkoni beben pa nevojë.”/GazetaShneta