Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kur konsiderohet një diarre e rëndë gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 23/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur keni diarre gjatë shtatzënisë, a e shkakton vetë shtatzënia këtë gjendje? Kjo varet. Ndryshimet fizike dhe hormonale gjatë shtatzënisë që ndikojnë në sistemin tretës ndonjëherë mund të jenë shkaktare.

Diarreja mund të ndodhë gjithashtu për shkak të një infeksioni, dietës apo gjendjeve të tjera shëndetësore, shkruan burimi Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.

Pavarësisht shkakut, është e rëndësishme të parandaloni dehidratimin për shkak të humbjes së lëngjeve dhe të kontaktoni një mjek nëse diarrea është e vazhdueshme, e rëndë dhe/ose shoqërohet me simptoma shqetësuese.

Faktorët e tjerë që ndikojnë në gjendjen e diarresë gjatë shtatzënisë:

Hormonet: Niveli i hormoneve ndryshon gjatë shtatzënisë. Disa prej tyre ndikojnë në mënyrën se si tretet ushqimi në stomak dhe mund të ngadalësojnë procesin e tretjes. Kjo mund të shkaktojë kapsllëk tek disa gra, ndërsa tek të tjerat mund të sjellë diarre.

Ndryshimet trupore: Gjatë shtatzënisë, struktura e trupit ndryshon dhe mund të ndikojë në organet e brendshme. Për shembull, me rritjen e mitrës, ajo mund të ushtrojë presion mbi pjesë të traktit tretës, duke ndikuar në mënyrën e jashtëqitjes.

Dieta ushqyese: Shijet për ushqime shpesh ndryshojnë gjatë shtatzënisë. Ndonjëherë, këto ndryshime mund të ndikojnë edhe në zorrë. Për shembull, ngrënia e frutave me shumë fibra si rrushi mund të ketë efekt laksativ natyral dhe të shkaktojë diarre.

Vitaminat prenatale: Këto vitamina mund të shkaktojnë ndonjëherë shqetësime në stomak dhe jashtëqitje të lëngshme. Nëse mendoni se vitamina juaj prenatale po ju shkakton diarre, konsultohuni me mjekun për një alternativë tjetër.

Lindja: Për disa gra, diarreja ose jashtëqitja e lirshme mund të jetë një nga shenjat e hershme të fillimit të lindjes.

Gratë shtatzëna gjithashtu mund të përjetojnë diarre për shkaqe që nuk kanë lidhje me shtatzëninë, si:

– Infeksione bakteriale, virale ose parazitare.

– Helmim nga ushqimi.

– Alergji ushqimore.

– Sëmundje të sistemit tretës si sëmundja e Krohn-it.

– Gjendje të tjera shëndetësore si hipertiroidizmi (gjëndra tiroide tepër aktive).

– Përdorimi i ilaçeve që ndikojnë në jashtëqitje, si antibiotikët.

– Konsumimi i produkteve të qumështit, kafeinës ose ëmbëlsuesve artificialë.

Kur duhet të shqetësoheni për diarrenë gjatë shtatzënisë?

Problemet me tretjen gjatë shtatzënisë, si diarreja, të përzierat e mëngjesit dhe urthi, mund të jenë të bezdisshme, por jo gjithmonë përbëjnë rrezik.

Një episod i shkurtër diarreje zakonisht lidhet me infeksion, helmim ushqimor ose ndonjë faktor të përkohshëm. Kontaktoni një mjek nëse diarrea zgjat më shumë se dy ditë, nëse është shumë e fortë, ose nëse jeni të shqetësuara.

Diarreja mund të çojë në dehidrim (humbje të ujit në trup). Gratë shtatzëna duhet të tregojnë kujdes të veçantë dhe të konsultohen me mjekun nëse simptomat zgjasin disa ditë. Dehidratimi mund të ndikojë në shtatzëni dhe zhvillimin e fetusit.

Mes tjera, diarreja që zgjat më shumë se dy javë mund të tregojë për ndonjë gjendje tjetër shëndetësore ose efekt anësor të ndonjë ilaçi.

Vetëm një mjek mund të përcaktojë nëse diarrea është urgjente. Gjatë shtatzënisë, diarrea mund të konsiderohet e rëndë nëse:

– Zgjat më shumë se dy ditë.

– Shoqërohet me kontraksione, dhimbje barku, temperaturë, gjak në jashtëqitje ose të vjella.

– Përkeqësohet në vend që të përmirësohet.

– Shoqërohet me shenja dehidratimi si etje e madhe, lëkurë e thatë, lodhje, marramendje dhe urinim i rrallë. /Gazeta Shneta/

 

 

 

Artikulli paraprakPërfitimet e magnezit gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Hemorragjia pas lindjes së fëmijës, faktorët që rrisin rrezikun e gjendjes tek nëna

Ju sugjerojmë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.