Në vitet e 40-ta kompanitë e duhanit paguanin mjekët që të rekomandonin pacientët të konsumojnë duhan dhe pakot e cigareve mund të bliheshin në dhomat e spitalit.
Cilat cigare shkaktojnë më pak irritim të fytit? Ishte kjo një pyetje e zakonshme që mund t’i bëhej një mjeku. Në vitet 1930-1940 mjekët paguheshin për të rekomanduar konsumimin e duhanit, nga kompanitë amerikane që prodhonin cigare, shkruan history.com, transmeton Gazeta Shneta.
Derisa ende nuk ishte zbuluar lidhja e konsumimit të duhanit dhe kancerit të mushkërive, kompanitë e që e prodhonin atë i shfrytëzonin mjekët për të bërë marketing për produktet e tyre. Përshembull, në një pako cigare publikohej fotografia e një mjeku duke e cituar se ai produkt është më i mirë se tjerët. Madje ky marketing bëhej edhe tek fëmijët dhe gratë shtatzëna.
Kompania e parë që përdori një mjek për marketing ishte ‘Lucky Strikes’ kur në vitin 1930 publikoi reklamën se “20,679 mjekë thonë se ‘Luckies janë më pak irritues’ të fytit”, transmeton gazeta shneta.
Për të arritur deri tek ky numër kompania ju dërgoi mjekëve cigare dhe një letër ku deklaronin se ky produkt ishte më pak irritues për fytin.
Më pas në vitin 1937 kompania ‘Philip Morris’ publikoi një tjetër reklamë ku thuhej se mjekët kanë rekomanduar që konsumatorët të kalonin tek cigaret e kësaj kompanie, për të larguar përfundimisht irritimin e fytit.
Kjo situatë ndryshoi në vitin 1964 kur Kolegji amerikan i Kirurgëve doli me një raport se konsumimi i duhanit shkakton kancerin në mushkëri, fyt dhe poashtu bronkitin kronik. /Gazeta Shneta/