Në ditën kur e gjithë vëmendja ishte tek Kuvendi i Kosovës ku pritej të shpallej pavarësia e Kosovës, një Pavarësi e vogël erdhi në jetë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Fëmija i parë pas shpalljes së pavarësisë ishte vajzë, të cilën prindërit e pagëzuan me emrin Pavarësia. Në këtë ditë mjeke kujdestare ishte profesoresha Sueda Latifi, Dr. Flora Belegu, etj.
“Ishim duke pritur shpalljen e pavarësisë dhe në të njëjtën kohë pritnim të lindte nëna. Gjatë momentit kur u shpall pavarësia ne ishim në boxin e lindjes dhe në atë moment edhe u krye lindja. Derisa bebja qante, kryeministri lexonte shpalljen e pavarësisë. Ne u gëzuam për shëndetin e nënës dhe foshnjës, si dhe për shpalljen e pavarësisë”, ka treguar Belegu për RTV Dukagjini. /Gazeta Shneta/