Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar sot se Qeveria ka siguruar buxhetin për barnat e Listës Esenciale, përfshirë edhe për pacientët e sëmurë me kancer.
Kurti ka folur kështu në manifestimin tradicional në kuadër të muajit tetor për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit “Zbulimi i hershëm – Mbijetesë”, i cili sivjet u organizua nën patronatin e Presidentes Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Shneta.
“Fatkeqësish nuk ka një formë të parandalimit por ka të shërimit. Kjo na obligon që të mermi të gjithë si shoqëri e institucione. Si qeveri kemi arritur të sigurojmë buxhet për barnat esenciale. Kemi ndarë 4. Ë milionë euro buxhet shtesë për barna esenciale. Në buxhetin e vitit të ardhshëm do të ketë më shumë buxhet në diagnostikë dhe në parandalimin e sëmundjes së kancerit”, ka deklaruar Kurti.
Megjithatë Qeveria këtë vit kishte planifikuar vetëm 25 milionë Euro buxhet për barnat e Listës Esenciale. Para disa javësh Shërbimi Spitalor Klinik Universitar mbeti me vetëm 150 mijë Euro në konto për këto barna, derisa u detyrua që mbi 3 milionë Euro t’i transferojë nga buxheti për investime kapitale.
Në atë kohë mungonin barna dhe terapitë e shtrenjta për pacientët e sëmurë me kancer, përfshirë edhe ata me kancer të gjirit.
Ndërkaq gjatë kësaj jave Qeveria i ka ndarë edhe 4.2 milionë euro për barna të LE-së. /Gazeta Shneta/