Në një kosto prej 465, 347,53 euro Ministria e Shëndetësisë ka blerë 85 mijë vaksina kundër gripit sezonal.
Për Gazetën Shneta, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se afati i përdorimit të vaksinave kundër gripit sezonal është deri më datën 14 gusht 2023.
“Ju informojmë se, se sasia e vaksinave kundër gripit sezonal është 85,000 vaksina dhe shpërndarja e tyre është planifikuar të bëhet në të gjitha QKMF-të në nivel vendi”, thotë MSh, ndërsa nuk kanë dhënë detaje se si është bërë planifikimi i shpërndarjes së vaksinave.
Në shtator të vitit të kaluar mbi 133 mijë vaksina kundër COVID-19 u ka skaduar afati. Vaksinat kanë qenë donacion nga Norvegjia.
Gripi sezonal është virus viral akut. Një herë në vit duhet të vaksinohen kundër gripit sezonal grup- moshat mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna apo punonjësit shëndetësor.
Vaksinimi pritet të filloj të hënën në të gjitha QKMF-të komunale. /Gazet Shneta/