Kryeministri Albin Kurti ka hapur mbledhjen e radhës së Qeverisë ku pritet të miratohet projektligji për buxhetin e vitit të ardhshëm.
Kurti ka deklaruar se për vitin e ardhshëm buxheti në shëndetësi do të jetë 296 milionë Euro, ku prej tyre 60 milionë janë paraparë për furnizim me barna të Listës Esenciale, shkruan Gazeta Shneta.
“Do t’i kemi 296 milionë euro për shëndetësi në nivel lokal dhe qendror. 60 milionë prej tyre do të jenë për barna esenciale për t’u siguruar që spitalet dhe qendrat e mjekësisë janë mirë të furnizuara”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka thënë se kanë planifikuar poashtu rritje të buxhetit edhe për projektet infrastrukturore në shëndetësi, ndërsa janë shtuar edhe 40 pozita për profesionistë.
“Janë shtuar 40 pozita në shëndetësi, 100 vende pune në nivel qendror dhe 300 në nivel lokal”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka bërë të ditur poashtu se vitin e ardhshëm do të shtohet edhe numri i inspektorëve prej 260 sosh, prej të cilëve edhe në Inspektoratin Shëndetësor. /Gazeta Shneta/




