Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kush e din: si krijohen lotët

Jetë 21/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ne qajmë, ose lotët na formohen për tri arsye. Së pari, kemi nevojë për lot për të mbajtur syrin tonë të shëndetshëm, kështu që mund të thuash që sytë tanë qajnë pak gjatë gjithë ditës. Këto lloje lotësh zakonisht nuk dalin jashtë syve.

Lotët dalin nga sytë kur jemi emocionalë – ose shumë të trishtuar ose të lumtur – ose kur sytë tanë irritohen nga diçka, si për shembull një grimcë pluhuri që hyn në sy ose kur presim një qepë, transmeton GazetaShneta.

Nevojiten lot në mënyrë që sytë tanë të funksionojnë siç duhet. Syri ka pjesë të veçanta – të quajtur gjëndra – prej nga edhe formohen lotët gjatë gjithë ditës. Zakonisht ata prodhojnë vetëm një sasi të vogël lotësh – më pak se gjysmë lugë çaji në ditë. Lotët janë kryesisht ujë dhe pak kripë, por ata gjithashtu kanë një sasi të vogël vaji, mukozë dhe kimikate të quajtur enzima që kanë si funksion mbytjen e mikrobeve, shkruan “The Conversation”.

Kur ju kapsëllitni sytë, qepalla përhap lotët rreth syrit tuaj dhe mukoza ndihmon lotët të rrinë në sy.

Kur qajmë – dhe ne shpresojmë që ju të mos qani shumë shpesh – formojë lotë më shumë sesa syri mund të durojë. Kjo është për shkak se gjëndra më e madhe e lotit mund të ndizet dhe të prodhojë shumë lot në të njëjtën kohë.

Psikologët besojnë se të qarit nga emocionet është diçka që bëhet vetëm nga njerëzit. Shumica prej nesh qajmë ndonjëherë sepse jemi vërtet të trishtuar. Disa prej nesh qajnë edhe kur jemi të lumtur.

Ka edhe disa kushte të çuditshme që mund t’i bëjnë njerëzit të qajnë. Disa njerëz qajnë kur hanë apo thjesht mendojnë për ushqimin. Kjo quhet “sindroma e lotëve krokodil”. Ajo është emëruar pas një legjende që thoshte krokodilat pretendojnë të qajnë për të mashtruar prenë e tyre t’u afrohet më pranë tyre.

Sindroma e lotëve krokodil mund t’i ndodhë edhe atyre që kanë patur një aksident ku kanë përfunduar me eshtra të thyera në fytyrë. Ndërsa fytyra shërohet, disa pjesë të nervave e riparojnë veten në mënyrën e gabuar. /GazetaShneta/

Artikulli paraprakSi i marrim alergjitë nga ushqimi?
Artikulli i rradhës Frymëmarrja përmes gojës e ulë nivelin e intelegjencës, sa mund t’i besohet këtij përfundimi

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.