Gjakderdhja në shtatzani është një nga gjërat më të frikshme që mund të ndodhin tek një grua shtatzënë. Por, nuk do të thotë se ekziston një problem.
Nëse jeni shtatzënë dhe keni përjetuar gjakderdhje atëherë mund të ketë shpjegime të mundshme, transmeton Gazeta Shneta. Këtu janë disa prej tyre.
Marrëdhëniet seksuale
Gjatë shtatzanisë ka një furnizim të shtuar të gjakut në qafën e mitrës dhe mund të përjetoni një sasi të vogël të gjakut pas seksit. Kjo është shumë e zakonshme.
Aborti ose shtatzania ektopike
Gjakderdhja në shtatzani mund të jetë një shenjë e dështimit ose një shtatzanie ektopike, veçanërisht nëse shoqërohet me dhimbje. Çdo gjakderdhje në shtatzaninë e hershme mund të konsiderohet si një abort i mundshëm, për të cilën duhet të bëni një ultrazë.
Infeksionet
Gjakderdhja nganjëherë mund të shkaktohet nga kushte që nuk kanë lidhje me shtatzaninë. Një infeksion vaginal ose një infeksion i transmetueshëm seksual mund të shkaktojë inflamacion në qafën e mitrës./GazetaShneta/