Vetëm një muaj më parë, Teuta, bashkëshortja e këngëtarit të grupit Offchestra, Sezgin Curit, ka bërë publik lajmin se ishte në pritje të ëmbël.
Teuta ka postuar një foto, ku dukej qartë që ishte në muajt e fundit, por nuk e dinim që bebushi do të vinte kaq shpejt. Me sa duket, pritjes i ka ardhur fundi dhe çifti janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari me anë të një postimi në Facebook. “Tani e tutje mund të më thërrisni baba, baba Sezgin! Faleminderit Zot”, -ka shkruar ai para pak minutash.
Sezgini dhe Teuta e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë vitin e kaluar, ndërsa tani familja u shtua edhe me një anëtar të ri. Për të mësuar gjininë e bebushit do na duhet të presim edhe pak!