Deksametazoni është një glukokortikoid sintetik që përdoret në trajtimin e kushteve inflamatore dhe imune në fëmijë dhe të rritur.
Ky bari është në dispozicion në forma që mund të merret peros nga goja në formë kremi, pika për sy dhe si injeksion, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Deksametazoni përdoret zakonisht për trajtimin e gjendjeve kronike, por mund të jetë një trajtim afatshkurtër edhe për aknet.
Për shkak se shtyp sistemin imunitar, deksametazoni nuk përshkruhet zakonisht kur një person rrezikon të zhvillojë një infeksion.
Ndër të tjera, ky bari përdoret për të trajtuar gjendje inflamatore dhe autoimune, si lupusi dhe sarkoidoza.
Deksametazoni punon duke shtypur sistemin imunitar dhe duke ulur inflamacionin. Për shkak se zvogëlon edemën, ose ënjtjen e indeve të trupit, shpesh përdoret për të ulur akumulimin e lëngjeve në lidhje me traumën, ënjtjen post-operative ose kancerin.
Në anën tjetër, deksametazoni me dozë të ulët është një nga disa barnat ekzistuese që po hetohen si trajtime të mundshme për infeksionin COVID-19 dhe po përdoret për të trajtuar njerëzit që vuajnë nga komplikime, veçanërisht pacientët në ventilator.
Deksametazoni duket se zvogëlon inflamacionin e rëndë që përkeqëson COVID-19. Sidoqoftë, për shkak se ai shtyp sistemin imunitar, ekziston gjithashtu një rrezik që mund të ndërhyjë në aftësinë e trupit për të luftuar virusin.
Në hulumtimin e 2.104 pacientë të shtruar në spital për COVID-19 të cilët kishin marr 6 miligramë deksametazon një herë në ditë për 10 ditë qoftë peros ose me injeksion IV, rezultatet paraprake të lëshuara më 16 qershor tregojnë se deksametazoni uli nivelin e vdekshmërisë 28-ditore të COVID-19 me 17% dhe ishte veçanërisht i dobishmëm për njerëzit që kishin nevojë për oksigjen shtesë ose intubim. /Gazeta Shneta/