Sasho Josimovski është kardiologu i cili ka dhënë aprovimin për vendosjen e një elektrostimulues permanent të zemrës dhe dy stentave koronare tek pacienti kosovar me inicialet Sh.Sh.
Megjithatë pacienti kishte vendosur stentat dhe eketrostimuluesin pas kontrolleve që i kishte bërë tek ky mjek në Spitalin Amerikan. Për vendosjen e stentave dhe elektrostimuluesit ishte kërkuar mendim konzillar në QKUK nga kompania e sigurimit ku pacienti ishte i siguruar. Sipas mendimit të kardiologëve të QKUK-së, Josimovski i ka vendosur stentat pa nevojë.
“Mendojmë se çdo profesionist dhe institucion shëndetësor, detyrë parësore ka kryerjen e punës së vet sipas parimeve etike dhe profesionale ekzistuese. Besojmë se në trajtimin e z. Sh.Sh janë thyer këto parime”, thuhet në letër.
“Prandaj për hir të pacientëve të tjerë në të ardhmën, etikës dhe profesionit, ndihemi të obliguar të denocojmë shkeljen e supozuar të vendosjes së elektrostimuluesit permanent të zemrës pa kritere të qarta, të angiografisë koronare kontrolluese të panevojshme, si dhe vendosjen e dy stentave koronare ta panevojshme”, vazhdon denoncimi.