Mjekët gjinekologë tani kanë mundësi që përmes pajisjes të ekografisë (ultrazërit) të bëjnë përcjelljen e detajur të shtatzënisë suaj.
Me avancimin e teknologjisë 3D, tanimë mjekët mund të fitojnë imazhe realistike të frytit në ardhje, raporton Gazeta Shneta.
Një i tillë është fituar edhe në Prishtinë. Sipas përshkrimit të fotografisë, ky imazh është realizuar me ultrazë në Poliklinikën ‘Dr Memli’.
Beba është në javën e 32’të të zhvillimit, ndërsa i mbesin edhe pak javë të vijë në jetë.
Qysh në ultrazë, mund të japim vlerësime se cilit prind i ka ngjarë më shumë foshnja.