Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ky lloj vaji shkakton probleme serioze tek fëmijët, shmangeni me çdo kusht

Këshilla për shtatzëna 29/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gratë shtatzëna duhet që të shmangin konsumimin e ushqimeve të gatuara me vaj vegjetal, paralajmërojnë ekspertët. Shkencëtarët kanë frikë se acidi linoleik, një yndyrë omega-6, mund të dëmtojë foshnjat në mitër pasi u zbulua se ai shkakton ënjtje të brendshme nga testet që u bënë tek minjtë.

Mjekët paralajmëruan se konsumimi i tepërt i këtij vaji mund të çojë në ‘komplikime të shtatzënisë dhe zhvillim të dobët të foshnjave’. Vaji vegjetal, i përdorur shpesh për të gatuar pica, apo ushqime me bazë patateje dhe bukë, është një nga burimet më të mëdha të acidit linoleik.

Udhëzimet e shkencëtarëve tregojnë se nënat shtatzëna duhet të konsumojnë vetëm sasi të vogla të ushqimeve të pasura me yndyra të pangopura, siç janë vajrat vegjetale. Gjithashtu umjekët kërkojnë që gratë shtatzëna të rrinë larg ushqimeve si pica dhe patatet e skuqura. Studiuesit e bazuar në Universitetin Griffith, Brisbane, u dhanë minjve një dietë të pasur me acid linoleik për 10 javë. Minjtë kështu hëngrën tre herë më shumë se sa duhej.

Shoqata Amerikane e Zemrës thotë se të rriturit duhet të konsumojnë çdo ditë 100 deri në 200 kalori nga acidi linoleik. Acidi linoleik është acid yndyror që mbizotëron në dietat perëndimore. Rezultatet e studimit treguan se minjtë që prisnin një fëmijë, të cilët konsumuan dietë me acid linoleik lindën pasardhës me nivele më të ulëta të hormoneve që rregullojnë rritjen, duke treguar kështu se këta pasardhës mund të kishin probleme me zhvillimin.

Ekupi I mjekëve tregoi se këto ndryshime të foshnjave mund të rezultojnë me rritjen e rrezikut të ndërlikimeve të shtatzënisë dhe zhvillimit të dobët të foshnjave. Mjekët vënë theksin se është e rëndësishme për gratë shtatzëna të marrin në konsideratë dietën e tyre. Hulumtuesit thanë: “Përfshirja në dietë e acidit linoleik është rritur në mënyrë dramatike në popullatat perëndimore, duke përfshirë gratë në moshë riprodhuese. Hulumtimet e kanë lidhur këtë acid me inflamacionin – një përgjigje trupore që mendohet të çojë në sëmundje kronike./pernenat

Artikulli paraprakJa si ta kuptoni nëse fëmija juaj ka infeksion urinar
Artikulli i rradhës Përse na bien dhëmbët e qumështit?

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.