Ky virus i rrezikshëm shkakton deformim të gjymtyrëve tek foshnjat

2017-06-29 në ora 21:10

Lista e gjatë e defekteve që virusi Zika shkakton te fëmijët, rritet çdo ditë dhe më shumë.

Të martën, pas mbarimit të një studimi, u dol në përfundimin se virusi Zika mund të shkaktojë ngrirje të gjymtyrëve të fëmijëve. Ky zbulim u bë disa orë para se në Florida të raportohej edhe për një person tjetër të prekur, duke e çuar numrin total të të prekurve në 22. Gjendja e njohur si artrogripsozë, shkakton ngrirje të kyçeve, duke i lënë krahët, këmbët, duart, dhe gishtërinjtë të ngrirë në pozicion të deformuar.

Në shumë raste, kjo gjendje çon edhe në mosfunksionim të muskujve të zemrës. Ideja e krijuar se fëmijët e prekur nga Zika kanë si shenjë tipike deformimin e kafkës , është e gabuar, pasi disa fëmijë mund të kenë simptoma më pak të dukshme, si çrregullime të trurit dhe dëmtim të neuroneve. Është e rëndësishme që doktorët ta zbulojnë sa më shpejtë që të jetë e mundur prekjen nga Zika të fëmijëve, në mënyrë që të nisin një trajtim sa më produktiv ndaj saj.