Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lajm i gëzueshëm për të gjithë: Kancerit po i vjen fundi

Teknologji 02/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një vaksinë universiale kundër kancerit është në horizont pas zbulimit të shkencëtarëve se si t’i bëjnë qelizat e imunitetit ta luftojnë çdo lloj të kësaj sëmundje.

Terapia e re përfshinë injektimin e grimcave të vogla të kodit gjenetik në trup që udhëtojnë deri te qelizat e imunitetit dhe i mësojnë ato s’i t’i njohin kancerët e caktuar, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht se shkencëtarët më herët kanë treguar se është e mundshme t’i mësojnë qelizat jashtë trupit për t’i zbuluar kancerët, tani është hera e parë që ka ndodhur me qelizat e brendshme. Dhe, për shkak se kodi gjenetik mund të programohet për çdo lloj kanceri, kjo do të thotë se teknika mund të jetë universale.

Të gjithë doktorëve do t’iu duhej një profil gjenetik i tumorit për ta përgatitur vaksinën e cila përveç që e lufton këtë sëmundje, edhe e parandalon rikthimin e saj. Testimet e bëra tek minjtë kanë treguar se vaksina kishte shkaktuar një kundër përgjigje të fortë të imunitetit përderisa testimet në tre pacientë me kancer të lëkurës kishin demonstruar se trajtimi mund të tolerohet.

Ekipi i këtij studimi ishte fokusuar në një klasë të qelizave të imunitetit të quajtur “qelizat e degëzuara” të cilat vazhdimisht janë në kërkim të pushtuesve të huaj në trup. Në momentin që një qelizë e tillë e zbulon një qelizë të huaj si kanceri, ajo i kap molekulat nga sipërfaqja dhe i prezanton tek qelizat vrasëse T.

Sidoqoftë, qelizat kanceroze duken shumë të njëjta me qelizat normale, prandaj sistemi i imunitetit zakonisht i shmangë ato. “Pasi që vaksina është testuar vetëm në tre pacientë, vlen të ceket se duhet të bëhen testimet më të mëdha për të konfirmuar funksionin dhe sigurinë e vet, përderisa hulumtimet tjera do të vendosin nëse vaksina i shëron edhe llojet tjera të kancerit”, kanë treguar autorët e këtij studimi. Hulumtimi është publikuar në revistën Nature.

Artikulli paraprakKëto zakone që po i përsërisin gratë, po dëmtojnë seriozisht vagjinën e tyre
Artikulli i rradhës Moti i nxehtë, këshillat e pediatrit për fëmijët e porsalindur

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

A po na bën inteligjenca artificiale më pak të aftë për të menduar?

17/06/2026 Jetë

Vaksina e parë e projektuar nga inteligjenca artificiale kalon testimet fillestare te njerëzit

17/06/2026 Jetë

Inteligjenca artificiale mund të zbulojë kancerin e gjirit deri në 6 vjet para diagnostikimit

12/06/2026 Jetë

Teknologjia AI që po ndryshon mjekësinë mund të sjellë probleme ligjore për mjekët

09/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.