Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Moti i nxehtë, këshillat e pediatrit për fëmijët e porsalindur

Këshilla për shtatzëna 02/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Temperaturat e larta që kanë prekur vendin tonë ditët e fundit përbëjnë një rrezik të veçantë tek personat me probleme shëndetësore, të moshuarit por edhe tek fëmijët.

Mjeku Pediatër pranë Poliklinikës nr 10, Bektash Mandi thotë për Ora News se duhet të tregohet shumë kujdes tek fëmijët e veçanërisht tek ata të sapolindurit nga mosha 0 deri në 6 muaj të cilët nuk duhet të ekspozohen në mënyrë më absolute në diell në këto temperatura.

Por edhe fëmijët pak më të rritur duhet të shmangin orarin 10:00 deri në orën 17:00 të pasdites kur janë dhe rrezet më të rrezikshme.

Mandi: Një i porsalindur nuk duhet të ekspozohet pothuajse fare në diell. Dalja duhet të jetë me karrocë, ose në dorë sipas zgjedhjes së tyre, duhet të jetë i veshur. Melanina që kemi ne në lëkurë është në sasi të vogël dhe fëmija në këtë moshë nuk mund ta përballojë. Duhet shmangur dalja në orët e pikur nga ora 10:00 deri në orën 17:00

Një kujdes i veçantë sipas mjekëve i duhet kushtuar edhe ushqimit ku rekomandohet të konsumohen sa më shumë fruta, perime dhe mbi të gjitha uji pasi si pasojë e humbje së lëngjeve mund të ndodhi edhe dehidratimi e trupit .

Mandi: Frutat dhe perimet duhet të jenë baza. Duhet të shmangim ushqimet me yndyrë, ëmbëlsirat, pijet me sheqer, pijet me gaz. Të gjitha këto janë faktor që e rëndojnë situatën. Një ujë natyral është i mrekullueshëm.

Nëse këto probleme nuk trajtohen në kohë, atëherë ekziston mundësia që të bëhen burim sëmundjesh të tjera me pasoja të rënda shëndetësore për fëmijët e vegjël. Një kujdes edhe më i veçantë duhet për fëmijët më sëmundje kronike si asma apo diabeti./Ora News/

Artikulli paraprakLajm i gëzueshëm për të gjithë: Kancerit po i vjen fundi
Artikulli i rradhës Largimi i njollave në rroba nuk funksionon me detergjent? Duhet t’i mësoni këto truqe

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.