Një lajm i mirë vjen sot nga qendra e studentëve e cila është shndërruar në karantinë.
Zv.ministri i Shëndetësisë dr. Izet Sadiku ka konfirmuar për Gazetën Shneta se 35 mostra që janë testuar sot për koronavirus, kanë rezultuar negative.
“Po mund t’ju konfirmoj se 35 mostra janë marr për testim sot dhe të gjitha kanë rezultuar negative”, ka deklaruar Sadiku.
Kujtojmë se sot janë liruar nga karantina ekipi i boksierëve të Kosovës pasi dolën negativ në analiza. /Gazeta Shneta/