Statistikat dhe informacionet e fundit rreth pandemisë në botë, mund t’i lexoni më poshtë.
Britania e Madhe: Gjatë ditës së djeshme, Britania shënoi 22,961 raste me covid-19.Me këtë, Irlanda e Veriut pritet të ndërmarrë masa të reja për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve shkruan BBC, transmeton GazetaShneta.
Franca: Në Paris priten të mbyllen të gjitha baret nga e marta pasi qeveria franceze ka ngritur alarmin për covid-19 në vend.
Zelanda e Re: Kryeministrja Jacinda Ardern ka paralajmëruar se masat kufizuese do të lirohen brenda javës, pasi asnjë rast i ri nuk është raportuar qysh në 10 ditët e fundit.
Japonia: Themeluesi japonez i markës Kenzo ka ndërruar jetë si pasojë e ndërlikimeve me covid-19 në moshën 81-vjeçare.
SHBA: Ka kaluar ditën e tretë në spitalin Walter presidenti Donald Trump pasi, gjatë ditës së djeshme mjekët kanë thënë se nivelet e oksigjenit kanë qenë të ulëta dhe për këtë është intervenuar me doza të steroide deksamethasone.Ai është larguar për pak kohë nga spitali, pasi siç ka thënë në një video në Twitter, donte t’i befasonte përkrahësit që ishin mbledhur jashtë për ta uruar atë./GazetaShneta/