Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lansohet Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë 2017-2021

Lajme 13/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë 2017-2021 është dokumenti kryesor që përcakton drejtimin dhe qasjen strategjike afatmesme të zhvillimit të sistemit shëndetësor në Republikën e Kosovës.

Në këtë lansim u tha se Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë 2017-2021 është hartuar me qëllim të zhvillimit të një vizioni dhe qasje strategjike në kuadër të vazhdimësisë së reformave nëpër të cilat është duke kaluar sektori i shëndetësisë. Analiza e gjendjes aktuale të sistemit shëndetësorë sipas ministrit ka paraqitur nevojën e zhvillimit të ndryshimeve dhe zbatimeve të reformës në sistemin shëndetësor.

Ministri gjithashtu tha se Ministria e Shëndetësisë duke qenë e vetëdijshme për përgjegjësinë që ka do të ndikojë dhe do të punojë në hartimin e politikave dhe dokumenteve strategjike të cilat kanë për qëllim funksionimin e sistemit shëndetësor që në qendër ka pacientin me qëllim të përmbushjes së kërkesave të tij.

Mybera Mustafa, këshilltare e kryeministrit Isa Mustafa  për Shëndetësi, tha se strategjia sektoriale 2017- 2021, ka qenë e nevojshme për kohën dhe ofron kornizën se si do të funksionojë shëndetësia në pesë vitet e ardhshme.

Gjithashtu, ajo tha se kabineti i kryeministrit premton se sektori i shëndetësisë do të gjejë mbështetje në  këtë institucion për përmirësim të shëndetësisë së Kosovës.

Ambasadorja e Luxemburgut, Anne Dostert, tha se miratimi dhe lansimi i kësaj strategjie tregon përkushtimin për të përmirësuar shëndetësinë kosovare.

Naim Bardiqi, drejtori i Departamentit për Zhvillimin Strategjik Shëndetësor, tha se duke pas parasysh sfidat në sektorin e shëndetësisë, Ministria ka iniciuar reformën përmbajtjesore të sistemit ekzistues shëndetësor.

Në këtë lansim u tha se strategjia reflekton prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, qeverisjen e mirë, fuqizimin e sundimit të ligjit, promovimin e partneritetit publiko-privat, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe mirëqenien sociale./KosovaPress/

Artikulli paraprakRrëfimi i gruas që u detyrua të jetojë me ‘ortake’ për shkak të mungesës së fëmijëve
Artikulli i rradhës Tri mënyra se si të fitoni vetëbesim

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.