Pastrimi i shtëpisë gjatë periudhës së shtatzënisë është i lejueshëm, megjithëse duhet ndërmarrë masa paraprakisht.
– Sigurohuni që keni qarkullim ajri të freskët aty ku po punoni. Kjo do të zvogëlojë sasinë e kimikateve që do të merrni përmes frymëmarrjes.
– Vishni doreza dhe bluzë me mëngë të gjata për të mbrojtur trupin, pasi shumë lëndë helmuese absorbohen edhe përmes lëkurës, e që mund të përcjellën edhe tek fetusi.
Ndërkaq, ekzistojnë disa lloje pastrimi që duhet treguar kujdes i shtuar apo rekomandohet edhe që këto punë të mos i kryeni ju:
Pastrimi i furrës.Shumë pastrues që përdoren për furrën lëshojnë kimikate të forta duke krijuar një re përreth.
Përdorimi i produkteve të pastrimit të aerosoleve. Këto kimikate të dëmshme emëtohen në ajër dhe merren lehtë përmes frymëmarrjes./pernenat.al/