Blogerja Laura Mazza ka kaluar pushimet verore duke reflektuar jetën e nënave, duke shënuar një letër e cila ngërthen në vete opinionet e nënave në lidhje me trupin e tyre, formën në të cilën dëshirojnë të lindin, e shumë shtjellime të tjera të cilat do t’i lexoni më poshtë, transmeton Gazeta Shneta.
Të dashura nëna shtatzëna
Mos ju frikësoni lindjes. E di që storiet e treguara në lidhje me lindjen shpeshherë janë të frikshme. E di se nëse veproni dhe frikësoheni si unë, nuk do të dilni e gjallë nga lindje. Lindja është një fjalë e frikshme. Nënat udhëtojnë në një botë tjetër për ta marrë një shpirt dhe për ta futur në trupin të cilin bartin në barkun e tyre.
Është normale që të kesh frikë nga lindja, është normale që të shqetësoheni për ju dhe beben tuaj. Njerëzit janë specia e vetme që dyshojnë në lidhje me aftësinë e të lindurit.
Megjithatë, as format e lindjes nuk duhet të jenë paragjykuese. Nuk ka asgjë të keqe që të lindësh me prerje cezariane. Njëashtu, as lindja në formë natyrale. Gratë mund të lindin kudo: në spital, në banjë, apo madje edhe në rrugë. Injoroni njerëzit që flasin negativisht me gjëra për të cilat nuk ia kanë idenë.
Gratë shtatzëna pasi të lindin, e meritojnë të festojnë, me të vetmën arsye se kanë mbajtur një fëmijë në bark për 9 muaj rresht./Gazeta Shneta/