Nëse shtatzënia përfundon në lindje para datës së caktuar, për nënën dhe fëmijën fillon një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë në specifikën e vet, të cilën duhet ta përballojnë të dy bashkë. Shtatzënia zakonisht zgjat 40 javë, pra 9 muaj, por në rreth 10-15% të rasteve ajo mund të përfundojë në lindje edhe para javës së 36, periudhë në të cilën fëmija duhet të ishte ende në barkun e nënës.
Përse ndodh një lindje e parakohshme?
Zakonisht mund të shkaktohet nga një patologji që mund të jetë shfaqur tek nëna si: diabeti gestacional ( i shtatzënisë), infeksionet vagjinale, probleme në qafën e mitrës, probleme të shkaktuara nga fetusi si për shembull plasja para kohe e ujrave, shtatzënia me binjakë, placenta previa etj. Zakonisht mjeku nëse shfaqet një nga problemet e mësipërme, përpiqet ta mbajë nën kontroll dhe për pasojë të zgjasë sa më shumë të jetë e mundur shtatzëninë duke përdorur regjim shtrati dhe medikamente të caktuara.
Lindja e parakohshme: shanset për mbijetesë
Deri disa vite më parë mendohej se një fetus i ardhur në jetë në javën 22-23 të shtatzanisë, pra në fillimet e muajit të 7 nuk kishtë asnjë mundësi për të mbijetuar. Sot, me përparimin e mjekësisë, mund të themi se edhe këta fëmijë kanë rreth 10% shanse për të mbijetuar, edhe pse është e vështirë të shrehim se nuk do të kenë pasoja afatgjata në shëndetin e tyre të shkaktuara nga lindja në një kohë shumë të hershme.
Sipas Universitetit “Wisconsin medical school-department of pediatrics”, mundësia e mbijetesës për secilën javë të shtatzënisë do të jetë:
Sigurisht që këto të dhëna nuk duhet të konsiderohen absolute pasi në disa raste specifike mund të shfaqen komplikacione që do të vështirësojnë mundësitë e mbijetesës. Zakonisht problemet më të mëdha shfaqen në mushkëritë e fëmijës, të cilat piqen në javën 27-28 të shtatzënisë, si edhe pesha e vogël në lindje, së bashku me rrezikun e madh të marrjes së infeksioneve./pernenat.al/