Lindja në ujë është procesi i lindjes në një vaskë me ujë të ngrohtë.
Teoria e lindjes në ujë dhe pjesa që është aplikuar ndër vite konsiston në fakti se foshnja tashmë ka qenë në qesen e lëngut amniotik për nëntë muaj dhe lindja në një mjedis të ngjashëm është më i butë për fëmijën dhe më pak stresues për nënën shkruan American Pregnancy Association.
Mamitë, qendrat e lindjes dhe një numër në rritje i mjekëve obstetër besojnë se ulja e stresit të lindjes dhe gjatë procesit do të zvogëlojë ndërlikimet e fetusit përcjell Gazeta Shneta.
Lindja në ujë duhet të ndodhë gjithmonë nën mbikëqyrjen e një ofruesi të kualifikuar të kujdesit shëndetësor.
Për më shumë informacione në lidhje me komplikimet e shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Përfitimet e mundshme për nënën të cilat aplikojnë këtë metodë:
– Uji i ngrohtë është qetësues, ngushëllues, relaksues.
– Në fazat e mëvonshme të proesit të lindjes, uji është treguar se rrit energjinë e gruas.
– Tendenca për të qëndruar në ujë zvogëlon peshën e trupit të një nëne, duke lejuar lëvizjen e lirë dhe pozicionimin e ri të saj.
– Në këtë mënyrë stimulohen kontraksione më të efektshme të mitrës dhe qarkullim të përmirësuar të gjakut duke rezultuar në oksigjenim më të mirë të muskujve të mitrës, më pak dhimbje për nënën dhe më shumë oksigjen për fëmijën.
– Zhytja në ujë shpesh ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut të shkaktuar nga ankthi.
Uji duket se zvogëlon hormonet që lidhen me stresin, duke i lejuar trupit të nënës të prodhojë endorfina të cilat shërbejnë si frenues të dhimbjes.
– Poashtu, uji bën që perineumi të bëhet më elastik dhe më i qetë, duke zvogëluar incidencën dhe ashpërsinë e shqyerjes dhe nevojën për një epiziotomi dhe qepje.
Përfitimet për fëmijën në ardhje:
– Siguron një mjedis të ngjashëm me qesen amniotike.
– Lehtëson stresin e lindjes, duke rritur kështu ndjenjën e sigurisë. /Gazeta Shneta/