Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lindja përmes prerjes cezariane, rritë mundësinë e zhvillimit të alergjisë së vonshme te fëmijët

Këshilla për shtatzëna 26/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fëmijët e lindur përmes prerjes cezariane, kanë pesë herë më shumë të ngjarë të zhvillojnë alergji nga mosha dy vjeç e sipër, sesa ata që lindin përmes një lindje normale.

Zbulimi erdhi nga një studim i ri i kryer hulumtuesit e spitalit Henry Ford dhe u prezentua në Akademinë Amerikane të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë në takimin vjetor në San Antonio, shkruan burimi WebMd përcjell Gazeta Shneta.

Gjetjet përkojnë me hulumtimet e mëparshme të cilat demonstruan që fëmijët e lindur me prerje cezariane kanë më shumë të ngjarë të kenë astmë sesa foshnjat që lindin natyrshëm.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

nena dhe i sapolinduri

Ndër të tjera, thuhet se në raportet e mëparshme është mbështetur fakti se fëmijët me prerje cezariane kanë një rrezik në rritje të alergjive ushqimore dhe diarresë gjatë vitit të parë të jetës.

Autore kryesore e studimit Christine Cole Johnson, tha për burimin WebMd se:

“Kjo avancon më tej hipotezën e higjienës që ekspozimi i hershëm i fëmijës ndaj mikroorganizmave ndikon në zhvillimin e sistemit imunitar dhe fillimin e alergjive. Ne besojmë se ekspozimi i një fëmije ndaj baktereve në kanalin e lindjes është një ndikues kryesor në sistemin e tyre imunitar”. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakNauze dhe të vjella të shpeshta, si ta lehtësoni gjendjen me disa hapa të thjeshtë në shtatzëni
Artikulli i rradhës Roli i vitaminës C në rritjen dhe zhvillimin e bebit tuaj, këto janë dozat e rëndësishme të marrjes

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.