Benefite të shumta rrjedhin nga procesi i gjidhënies, si për nënat ashtu edhe për foshnjet.
Hulumtimi i fundit ka bërë të ditur se gratë që kanë kaluar një lindje cezariane mund të marrin përfitime shtesë nga gjidhënia shkruan BellyBelly, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Ky hulumtim sqaroi se gratë që kaluan një lindje cezariane kishin tre herë më pak gjasa të përjetonin dhimbje kronike.
Dhimbja kronike mund të përjetohet deri në tre muaj pas operacionit dhe njëkohësisht mund të rritë shanset që gratë të përjetojnë ankth dhe depresion.
Studiuesit nga Spanja vëzhguan 185 nëna të cilat kishin kaluan një ndërhyrje kirurgjikale mes janarit të vitit 2015 dhe dhjetor 2016.
Nënat u intervistuan në lidhje me modelet e të ushqyerit me gji dhe nivelin e dhimbjes kronike në 24 deri në 72 orë pas lindjes cezariane, poashtu përsëri pas katër muajve.
Pothuajse 90% e nënave në studim ishin nëna gjidhënëse dhe 60% e tyre realizuan këtë proces në më shumë se dy muaj.
Sipas studiuesve, rezultatet treguan se 22% e nënave që ushqejnë me gji foshnjen deri në dy muaj kanë përjetuar dhimbje kronike katër muaj pas operacionit, në krahasim me 8% të nënave që realizuan procesin e gjidhënies për më shumë se dy muaj./GazetaShneta/