Mamia Razije Musa përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka theksuar rëndësinë e djathit që ka tek foshnjat që ushqehen me ushqime solide.
“Përfitimet e djathit janë të shumëta , ka kalcium, yndyrna tē mira dhe proteina.”, shkruan mamia në postimin e saj.
Ndër të tjera, ajo paralajmëron që nënat të kenë kujdes për sa i përket alergjisë ndaj djathit tek foshnjet, shkruan Gazeta Shneta.
“Djathi i përgatitur nga vetë nanat mund të përdoret te beba 6 muaj plus, por kujdes duhet të tregohet me bebat intolerante në laktozë, prandaj KUJDES, shikoni historinë familjare të alergjive në qumësht.”
Për përgatitjen e djathit shtëpiak, duke shmangur djathin e fabrikuar, mamia ka edhe një recetë:
“Pēr pregatitjen e kēti lloji të djathit ju nevoitet 1 qumështë i pasterizuar apo qumështē tē lopēs por me kusht që ta vloni mire, gazë, uthull molle dhe limon.
1 litēr qumështē
E zieni nē 80 gradë në mënyrë që të mos vlojë
Nē tenxherë qitni një lugē ushqimi limon
Sapo masa të mer dendësinë e duhur lëreni tē zihet 5-6 minuta
Masën kthejeni nė gazē pēr për ta kulluar
Pas nië ore formohet masa e cila është gati për ushqim, nëse e keni fëmijën më të madh djathi mund të përdoret edhe me bukë ndërsa për bebat 6 plus mund të shoqërohet edhe me avocado.”/Gazeta Shneta/