Festimi i ditëlindjes së foshnjës është traditë në shumë kultura por që mënyrat dhe organizimi i tyre ndryshon rrënjësisht nga një shoqëri në tjetrën.
E, poashtu edhe tek ne kanë nisur të festohen me të madhe ditëlindjet e bebeve që ndoshta në të kaluarën nuk ka qenë edhe aq shumë e vërejtur.
Për këtë së fundmi ka folur mamia Razije Musa, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook bënë me dije se duhet të keni kujdes në atë se sa po shpenzoni. Ajo ka vërejtur një detaj në këto festime që janë shumë të rrezikshme për sigurinë e foshnjeve, këto janë përdorimi i fishekzjarrëve.
Poashtu, ditëlindja me shumë njerëz mund të ketë pasoja traumatike për beben sidomos në ditëlindjen e parë ku fëmija nuk është mësuar të shohë të mbledhur aq shumë njerëz, shkruan Gazeta Shneta.
Gjithashtu ëmbëlsirat që nënat po zgjedhin për foshnjat ndonëse janë të bukura sa i përket dekorit, në të shumtën e rasteve ato përmbajnë një sasi të madhe të sheqerit që është shumë i dëmshëm për beben.
Për më shumë lexoni postimin e plotë të mamisë: Të dashura nana shpresoj të jeni mirë, sot po ju shkruaj për një trend të ri të festimit të ditëlindjeve sidomos atyre të parave. Po shoh shumë nana që entuziazmohen me festën e ditëlindjes dhe e kuptoj, ashtu kam qenë edhe unë dikur, por kujdes si po festoni. Fishekzjarret që po i shoh nëpër festa janë të rrezikshme por edhe traumë për të gjithë fëmijët në ditëlindje. Turma e madhe e të ftuarve është traumë për një bebe 1 vjeçare, paramendojeni nga njē qetësi ai futet në një vend me shumë fytyra të panjohura dhe me muzikë e britma, ai nuk do të dijë ta përballojë ndryshimin dhe do të tmerrohet. Po shoh shumë fëmijë në ditëlindje ndërsa tortet me dizajn mbresëlënës por me shumë sheqer e aspak të shëndetshme. Kushtoni rëndësi tortes dhe ushqimit në festë mos i mbushni fëmijët sheqer, kujdes me fishekzjarre e mos ftoni numër të madh të njerëzve ky nuk është qejfi i fëmijëve por i prindërve.Uroj 100 vjet shendet e çdo të mirë për çdo fëmijë.Me dashuri, Razija./Gazeta Shneta/