Mamia Razije Musa ka kritikuar nënat që po iu japin për konsum fëmijëve nën moshen për 1 vjeç, produkte këto të cilat përfshijnë: kripën, majltën dhe qumështin e lopës.
Gjithashtu, mamia shprehet edhe e befasuar me mjekët që u rekomandojnë dhënien e qumështit të lopë nën moshën 1-vjeçe, shkruan Gazeta Shneta.
“Jam e befasuar me faktin që shumë nana vazhdojnë të më shkruajnë e të më pyesin se a me i ndjek rekomandimet e mjekëve për më ju dhanë qumësht të lopës fëmijëve ndër një vjeç”, shkroi mamia Musa.
Ajo u rekomandon nënave që të mendojnë disa herë e të konsultohen me mjekët përpara se t’u jepet ndonjë nga produktet e përmendura, në veçanti qumështin e lopës./Gazeta Shneta/