Shpesh nënat shtatëzëna por edhe ato me disa fëmijë përballen me problemin që quhet “nuk di nga t’ia nisi…”.
Duhet të bëni kujdes që punët e shtëpisë dhe obigimet tjera t’i balanconi edhe me bashkëshortin ose partnerin tuaj, shkruan GazetaShneta.
Rreth kësaj çështje ka folur edhe mama Razije Musa në një postim ne Facebook.
Ajo ndër të tjera ka thënë se “shtëpia duhet të ketë higjienë por edhe dashuri e lumturi, e kjo arrihet kur shtylla kryesore e saj (gruaja) është e kënaqur”…
Lexoni shkrimin e plotë:
BURRAT DUHET TË KONTRIBOJNË NJËSOJ
Të dashura nana shumë herë më drejtoheni me pyetjet se si të menaxhoni punët e shtëpisë, familjen, profesionin dhe çdo gjë tjetër. Gjithmonë u’a them se për këtë flas vetëm si Razije e jo si Mami.
Cdokund në botë gratë kanë mbi supe shumë obligime e sidomos kur bëhet fjalë për një grua që është edhe nënë. Mendoj se mënyra e vetme për të përballuar presionin e punëve në shtëpi, atyre profesionale dhe atyre rreth fëmijëve është ndihma e bashkëshortit.
Nuk i takon vetëm nanës t’a ndërroj pampersin e bebes, nuk i takon vetëm nanës të pastroj shtëpinë, të përgatitë drekën apo të hedhë bërllogun.
Tani dua të flas vetëm pak për vetën, unë me të vërtetë jam e bekuar me faktin që edhe atëherë kur ndihma e burrit ka qenë temë tabu unë e kam gëzuar, bashkëshorti im nuk ka zgjedhur asnjëherë në mes të punëve që i takojnë atij dhe atyre që më takojnë mua, ne të dytë kemi bërë maksimumin e asaj që kemi mundur.
Edhe a e dini çka, kur me të vërtetë jemi lodh e dërmu thjesht kemi kërku pushim dhe nuk jemi marrë as edhe me një gotë të vetme.
Pra, është totalisht e kuptueshme që ju të ndjeheni të lodhura, të pa motivuara por kjo nuk do të thotë se brenda 24 orëve çdo punë duhet të përfundoj.
Shijoni ndonjëherë edhe rrëmujën, thjesht merni një filxhan kafe uluni me fëmijët dhe bashkëshortin bisedoni dhe leni çdo gjë ashtu deri sa ju të ndjeheni të pushuara mjaftueshëm për të rregulluar gjithcka.
Kur flasim për familjet që jetojnë në bashkësi mendoj se duhet të ekzistoj një rend familjar që çdokush të kontriboj në atë mënyrë që gruaja të mos ndiej barrën e çdo pune.
Mbi të gjitha si grua, e si nanë e di që ju të gjitha po bëni punë të mrekullueshme. Mos e humbni motivin, thjeshtë merrni gjërat me qetësi dhe mos tentoni të jetoni një jetë të përkryer ku çdo gjë në shtëpi duhet të xixëlloj.
Shtëpia juaj le të ketë higjienë por edhe dashuri e lumturi, e kjo arrihet kur shtylla kryesore e saj (gruaja) është e kënaqur.
Me dashuri, Razjia