Mamia shqiptare e cila ka bërë përvojë në Londër duke qenë mamia e fëmijëve të shumë yjeve atje, Razije Musa, ka shprehur një shqetësim të saj përmes një postimi.
Bashkëpunëtorja e Gazeta Shneta, ka raportuar për një mesazh që mori në faqen e saj nga një nënë.
Ajo shkruan se shëndetin e bebeve të gjitha nënat duhet t’ia besojnë vetëm këshillave të profesionistëve.
Mesazhi i saj:
“Une jam shume e shqetsuar dhe e brengosur nga menyra se si ju shpesh keshilloheni nga njerez jo adekuat dhe profesioniste per mireqenien e femijeve.
Me tmerrojne shpesh disa tema qe i shohe duke u diskutuar dhe mendimet qe ndahen aty. A e dini qe me nje veprim edhe me i vogli nese eshte i gabuar mund te peson femija.
Sot ne inbox me erdhi nje foto nga nje nene e cila me tha qe po ia largone qimet e zeza ne shpine bebes me qumeshte gjiri, sepse keshtu e paska keshillu nje shoqe.
U shqetsova shume.E di qe shpesh e keni diskutu qe beba lind me qime te zeza ne shpine dhe krahe, por qe kjo teme ka konutacion te tille dhe trajtohet ne kete menyre nuk e kam prit.
Te dashura nana bebet lindin me floke, me qime ne trup kudo, shpine krahe apo edhe pjese tjera te trupit, por kjo nuk eshte ndonje anomali. Keto qime me kohe zhduken, sikurse edhe floket qe rigjenerohen.
Pra keto qime nuk paraqesin asnje rrezike dhe nuk kerkojne asnje trajtim. Keshtu qe ju lutem kujdes mos ndermerrni asnje veprim pa konsultimin e neonatologeve apo mamive. Mos luani me shendetin e foshnjeve.” /Gazeta Shneta/