Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja cilat lloje deodorantësh mund të shkaktojnë kancer

Femina 02/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gratë që përdorin rregullisht deodorantë që përmbajnë kripëra alumini mund të rrezikohen nga zhvillimi i kancerit të gjirit, ka zbuluar një studim i ri.

Hulumtuesit shkencorë zviceranë kanë siguruar prova që tregojnë se ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj kloridit alumin mund të shkaktojë zhvillimin e tumoreve, që shpërndahen në pjesë të tjera të trupit.

Studime të mëparshme e kanë mohuar lidhjen mes tyre, ndërsa bizneset që merren me prodhimin e deodorantëve insistojnë se produktet janë shumë të sigurta.

Studimi më i fundit, i kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Gjenevës, sugjeron se mund të ketë një rritje të rrezikut për shkak të përdorimit të përbërësve të aluminit tek deodorantët.

Këto përbërës bllokojnë përkohësisht gjëndrat e djersës, dhe mund të bashkohen në indet e gjirit. Disa deodorantë të krijuar vetëm për aromë nuk i përmbajnë këto përbërës, megjithatë ka edhe të tjerë që i përmbajnë.

Testet e para tek qelizat e izoluara të qumështit, të marra nga një gjëndër e një njeriu normal, u përsëritën më vonë tek minjtë dhe rezultatet ishin të njëjta: ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj aluminit shkakton tumore dhe metastazë tek qelizat.

“Mendoj që duhet të shmangim të gjitha deodorantët që përmbajnë kripëra alumini”, shprehet prof. André-Pascal Sappino, bashkautor i studimit.

Sipas tij, këto përbërës janë të ngjashëm me mineralin asbest, i cili është ndaluar së përdoruri në Zvicër dhe vendet e Bashkimit Evropian.

“Asbesti është i lirë, ka një potencial industrial shumë tërheqës, dhe u deshën 50 vite që të ndalohej përdorimi i tij. Shpresojmë që të mos kalojë kaq shumë kohë për ndalimin e përdorimit të kripërave të aluminit”, tregon prof. Sappino. /Gazeta Shneta/ 

Artikulli paraprakMamia shqiptare pasi pa këtë foto: Mos luani me shëndetin e bebeve!
Artikulli i rradhës Receta ushqimesh për bebe deri në 12 muaj

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.