Marrëdhëniet seksuale, ndikim të rëndësishëm në trurin e femrës

2017-07-13 në ora 17:21

Nëse femrat kanë nevojë për një arsye më shumë për të bërë mardhënie seksuale më të shpeshta, studimi i fundit nga Universiteti i Kanadës, e ka një të tillë!

Seksi forcon hipokampusin e trurit, regjion i trurit, i cili ndërlidhet me memorien. Prandaj, sa më shumë që frekuentohen mardhëniet seksuale, femrat do të kenë memorie më të freskët.

Ky studim ka zbuluar se femrat që kanë më shpesh penetrim gjatë javës, kujtojnë shprehje ose fjalë më shpejt dhe më shumë, gjatë testimit të njohjes, por këto aktivitete nuk luanin rol në ndihmesën e kujtimit të fytyrave që nuk i shohin shpesh gjatë vitit, shkruan Forbes, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas shkenctarëve që ishin pjesë e ekipit për studimin e kësaj çështjes, ky publikim nuk ndërlidhet fare me stimulimin e femrave të reja për të filluar këtë lloj aktiviteti fizik. Ata theksojnë se çfarëdo aktiviteti tjetër fizik ndihmonë në zhvillimin e këtij regjioni të trurit, duke filluar nga joga, vrapi, etj.

Ndryshe, pas analizave të bëra edhe në vitin 2014 në disa femra dhe meshkuj që ishin aktiv në mardhënie seksuale, ata vërtetuan se seksi redukton ankthin, forcon organizmin, madje edhe ndikon në zgjatjen e jetës së njeriut. /Gazeta Shneta/