Një dozë ditore e aspirines zvogëlon rrezikun e pre-eklampsisë së grave shtatzëna në gati 40 përqind, sugjeron një studim i ri.
Nënat me prezencë të shtypjes së lartë të gjakut kanë 39 për qind më pak të ngjarë të zhvillojnë gjendjen nëse ato marrin një dozë të ulët të aspirinit çdo ditë, zbuloi një studim i SHBA, transmeton Gazeta Shneta.
Aspirina mendohet të përmirësojë rrjedhjen e gjakut që bllokohet nga pre-eklampsia.
Pre-eklampsia prek rreth tre përqind të grave shtatzëna në SHBA dhe ngre rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjes së veshkave dhe mpiksjes së gjakut.
Ajo është përgjegjëse për deri në 15 për qind të vdekjeve që prekin nënat në të gjithë botën./Gazeta Shneta/