Depresioni dhe ankthi prek një në tetë nëna të reja pas lindjes, dhe që mund të jetë një përvojë me efekte të mëdha negative për fëmijën, nënën dhe të gjithë familjen.
Një studim i ri i publikuar në revistën Depression & Anxiety ka dalë në përfundimin se marrja e një medikamenti nga nënat shtatzënë lidhet me gjendjen e depresionit dhe ankthit pas lindjes.
Oksicitina sintetike shpesh u jepet grave për të parandaluar apo trajtuar hemorragjinë pas lindjes. Oxytocina është një hormon natyral shumë i rëndësishëm që ndihmon procesin e kontraktimeve, lindjes dhe ushqyerjen me gji.
Si fillim u mendua se oxytocina do të ndihmonte në uljen e rrezikut të depresionit pas lindjes, sepse është një hormon natyral – por hulumtuesit u gabuan.
Studiuesit në Feinstein Institute for Medical Research në New York, Universitetin Tufts, dhe në Universitetin e Massachusetts Medical School shqyrtuan të dhënat e 47.000 mijë grave të moshës 15-50 vjeç që kishin lindur të paktën një herë.
Pas hulumtimeve, ata zbuluan se gratë që ishin trajtuar me oksicitinë ishin 32% më të riskuara për t’u prekur nga depresioni.