Trajtimet estetike që mund të drejtojnë flokët në mënyrë të përkohshme janë jo vetëm të shtrenjta por mund të dëmtojnë edhe flokët.
Nëse dëshironi flokë të shkëlqyeshëm e të drejtë, përse të mos e kërkoni zgjidhjen tek produktet natyrale?
Maska e mëposhtme ka vetëm 4 përbërës dhe mund të aplikohet lehtësisht në kushte shtëpie pa ndihmën e mjeteve të tjera ekstra, shkruan Living.al.
Përbërësit:3 lugë niseshte misri2 lugë vaj ulliri1 gotë qumësht kokosiLëngu i një limoni ( rreth 4 luge gjelle)
Udhëzime:Përzieni lëngun e limonit me niseshtenë e misrit derisa të mos ketë kokrriza.
Përzieni këtë masë me vajin e ullirit dhe qumështin e kokosit dhe vendoseni në zjarr të avashtë deri sa të formohet një pastë kremoze. Lyeni flokët nga rrënjët deri tek majat dhe lëreni maskën për 2 orë. Më pas lajeni kokën si zakonisht e do të shihni pasi t’i thani që flokët do të jenë të drejta.