Më 18 nëntor 1983 Janet solli në jetë gjashtënjaket përmes lindjes cezariane. Foshnjet, të quajtura Hannah, Lucy, Ruth, Sarah, Kate dhe Jennie u bënë yje në të gjithë vendin.
‘’Ato kanë lindur të afta dhe të shëndetshme’’ tha burri i Janet, Graham Walton, raporton The Guardian.
‘’Disa prej tyre ishin në inkubatorë, pasi mushkëritë e tyre ende nuk ishin zhvilluar siç duhet.’’
Me gjithë ngarkesën e rëndë të punës, shtëpia ishte e mbushur me argëtim dhe buzëqeshje. Në fakt, të gjitha vajzat ishin të afërta me të gjithë. ‘’E dua zhurmën dhe lëvizjen e një familjeje të madhe. Ne do të humbnim plotësisht pa to,’’ thotë Graham.
Tani, dekada më vonë, ato janë të gjitha të rritura dhe secila me karrierë të vet në fusha të ndryshme./Kidstime/