Plot 1,401 raste pozitive me Covid janë shënuar në ditën e shtunë.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë (MSh), ku mes tjerash raporton se brenda 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë katër pacientë shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 1,219 qytetarë janë shëruar, kurse aktualisht janë 9,408 raste aktive.
MSh-ja ka bërë të ditur se në këtë periudhë janë vaksinuar 168 persona, kurse me dozën e katërt janë vaksinuar 1,061 qytetarë. /Gazeta Shneta/