Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së djeshme ka plotësuar Bordin Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar.
Në këtë mbledhje është vendosur që Dr. Hanumshahe Kingji nga Spitali i Pejës të zëvendësojë Dr. Naim Hoxhën nga Spitali i Ferizajt.
Ndërsa përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë është emëruar Mentor Bislimi, në vend të Diellor Rizajt, ish-këshilltarit të ish-ministrit Armend Zemaj.
Bordi i SHSKUK-së përbëhet nga shtatë anëtarë, ndërsa kryesohet nga anesteziologia Dr. Agreta Gecaj-Gashi. /Gazeta Shneta/