Në 24 orët e fundit janë raportuar tetë raste pozitive me Covid dhe 16 raste të shërimit.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë (MSh), shkruan Gazeta Shneta.
Sipas njoftimit, brenda kësaj periudhe është regjistruar vetëm një rast i vdekjes nga Covid.
Aktualisht, në vendin tonë ndodhen 314 raste aktive me Covid.
Brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar 2,892 qytetarë, kurse deri më sot 773,633 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./Gazeta Shneta/