Raportet anekdotike tregojnë se varianti Omicron mund të shkaktojë simptoma më të lehta ose sëmundje më pak të rënda, por ekspertët thonë se asgjë nuk është ende e sigurt.
Shfaqja e variantit Omicron nuk ndryshoi masat paraprake të sigurisë të vendosura rreth COVID-19 në SHBA, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Varianti i sapo zbuluar Omicron u klasifikua si variant i shqetësimit nga Shtetet e Bashkuara dhe është i zbuluar në më shumë se 15 shtete.
Si krahasohet Omicron me variantet e tjera?
Për shkak se varianti Omicron u zbulua kohët e fundit, ka disa pyetje që ende nuk kanë marrë përgjigje, tha për Verywell, Dr. Mahdee Sobhanie, mjek i sëmundjeve infektive në Qendrën Mjekësore të Universitetit Shtetëror të Ohajos.
Ndër të tjera, kjo përfshin disa faktorë si:
– Transmetueshmëria e variantit;
– Ashpërsia e sëmundjes që shkakton;
– Nëse vaksinat aktuale dhe terapitë e COVID-19 do të jenë efikase me të;
– Nëse do të konkurrojë me variantin Delta;
“Unë parashikoj se gjatë dy javëve të ardhshme do të ketë më shumë të dhëna në mbarë botën që duhet të japin përgjigje për këto pyetje,” shtoi Dr. Sobhanie.
A shkakton Omicron simptoma të ndryshme?
Kur varianti Delta u bë varianti mbizotërues, simptomat e frymëmarrjes së traktit të sipërm të ngjashme me ftohjen u bënë më të zakonshme, ndërsa humbja e shijes dhe nuhatjes u bë më pak e zakonshme se më parë.
“Ekzistojnë gjithashtu shumë faktorë të tjerë që duhen marrë parasysh kur shikojmë simptomat e shkaktuara nga variante të ndryshme të COVID, si statusi i vaksinimit, mosha dhe nëse pacientët kanë probleme të tjera mjekësore që i vendosin ata në rrezik më të lartë të zhvillimit të formës së rëndë të sëmundjes” tha Dr. Sobhanie.
Ashtu si Delta, varianti Omicron gjithashtu mund të shkaktojë një ndryshim në prevalencën ose ashpërsinë e simptomave. Megjithatë, nevojiten më shumë të dhëna për të ditur me siguri.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), provat e hershme sugjerojnë se mund të ketë një rrezik më të lartë të riinfeksionit me variantin Omicron. Ai gjithashtu mund të përhapet më lehtë se variantet e tjera, duke përfshirë Delta. /Gazeta Shneta/