Gjatë vitit 2025, Klinika e Pediatrisë në QKUK ka regjistruar 44,698 vizita në Emergjencën e Pediatrisë.
Sipas njoftimit, klinika ka funksionuar me 151 shtretër dhe ka realizuar 43,725 ditë mjekimi, me shfrytëzim mesatar të kapaciteteve prej 79.17 për qind, përcjell Gazeta Shneta.
Gjatë vitit janë evidentuar 7,937 pranime dhe 7,948 lëshime të pacientëve, si dhe 20,765 vizita ambulantore specialistike.
Muaji dhjetor ka shënuar fluksin më të madh të pacientëve, me 4,775 ditë mjekimi dhe shfrytëzim të kapaciteteve prej 101.3 për qind.
Vetëm gjatë këtij muaji janë regjistruar 4,619 vizita në Emergjencën Pediatrike./Gazeta Shneta/



