Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës Dr. Nderim Rexha: Stresi dhe ankthi faktor rreziku për shëndetin e zemrës

Mjeku i javës 21/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dr. Nderim Rexha është spz. i Kardiologjisë. Ai vjen në një intervistë në Gazetën Shneta ku flet për ndikimin e stresit dhe ankthit në shkaktimin e sëmundjeve të zemrës.

Gazeta Shneta: Si ndikojnë stresi dhe ankthi në shëndetin e zemrës?

Dr. Nderim Rexha: Stresi dhe ankthi aktivizojnë vazhdimisht mekanizmat e “alarmit” në trup. Kjo do të thotë se zemra punon më fort, enët e gjakut ngushtohen dhe rritet prodhimi i hormoneve të stresit si adrenalina dhe kortizoli. Kur kjo gjendje bëhet kronike, zemra lodhet, rritet rreziku për tension të lartë, çrregullime të ritmit dhe sëmundje koronare. Pra, stresi nuk është vetëm ndjesi psikologjike, por një faktor real rreziku për zemrën.

Gazeta Shneta: Si ndikojnë stresi dhe ankthi në presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës?

Dr. Nderim Rexha: Në situata stresi, presioni i gjakut rritet dhe rrahjet e zemrës përshpejtohen. Tek disa persona kjo manifestohet si palpitacione, ndjesi “goditjeje” në kraharor ose rrahje të çrregullta. Nëse kjo ndodh shpesh, presioni i lartë mund të bëhet i qëndrueshëm dhe të dëmtojë gradualisht zemrën dhe enët e gjakut.

Gazeta Shneta: Cilat janë shenjat paralajmëruese që tregojnë se zemra po ndikohet nga stresi i vazhdueshëm?

Dr. Nderim Rexha: Shenjat më të shpeshta janë:  rrahje të shpejta ose të parregullta të zemrës, dhimbje ose shtrëngim në kraharor, vështirësi në frymëmarrje, marramendje dhe çrregullime të gjumit. Shpesh këta pacientë thonë se “zemra nuk po u rri rehat”, sidomos gjatë pushimit ose natën.

Gazeta Shneta: A mund stresi afatgjatë të shkaktojë sëmundje serioze të zemrës, si infarkt ose aritmi?

Dr. Nderim Rexha: Po. Stresi kronik rrit ndjeshëm rrezikun për infarkt të miokardit, sidomos tek personat që kanë edhe faktorë të tjerë rreziku si duhani, diabeti apo kolesteroli i lartë. Ai gjithashtu mund të shkaktojë ose përkeqësojë aritmitë kardiake. Në disa raste, stresi i fortë emocional lidhet edhe me sindroma specifike, si “zemra e thyer” apo Broken Heart Syndrome, një formë dëmtimi e zemrës që më shpesh    i prek gratë

Gazeta Shneta: Si mund pacientët të kontrollojnë ndikimin e stresit në zemër?

Dr. Nderim Rexha: Kontrolli i stresit kërkon një qasje të kombinuar. Aktiviteti fizik i rregullt, gjumi cilësor, ushqimi i shëndetshëm dhe shmangia e duhanit janë bazë. Po aq i rëndësishëm është edhe menaxhimi emocional: teknika relaksimi, frymëmarrje e thellë, meditimi ose biseda me profesionistë të shëndetit mendor. Në disa raste, edhe trajtimi mjekësor është i nevojshëm.

Gazeta Shneta: A ka dallime në ndikimin e stresit tek të rinjtë krahasuar me të moshuarit?

Dr. Nderim Rexha: Tek të rinjtë, stresi shpesh shfaqet me palpitacione, ankth dhe rritje të përkohshme të tensionit, zakonisht pa dëmtime strukturore të zemrës. Tek të moshuarit, sidomos ata me sëmundje ekzistuese të zemrës, stresi ka pasoja më serioze dhe mund të precipitojë infarkt, aritmi, çrregullim i tensionit arterial dhe  dekompensim kardiak të pacientët që vuajnë nga insuficienca e zemrës. Pra, mosha dhe gjendja shëndetësore luajnë rol kyç.

Gazeta Shneta: Çfarë këshillash mund t’u jepen lexuesve për parandalimin e dëmtimit të zemrës nga ankthi dhe stresi i përditshëm?

Dr. Nderim Rexha: Në kohët që po jetojmë, stresi është bërë pjesë e përditshmërisë sonë dhe ndikimi i tij në jetën personale dhe shëndetin është pothuajse i pashmangshëm. Ritmi i shpejtë i jetesës, ngarkesa në punë dhe shqetësimet e vazhdueshme emocionale reflektohen drejtpërdrejt në organizëm, veçanërisht në zemër. Edhe pse stresi nuk mund të eliminohet plotësisht, ai mund dhe duhet të menaxhohet. Kujdesi për shëndetin mendor, aktiviteti fizik i rregullt, ushqyerja e shëndetshme, gjumi i mjaftueshëm dhe gjetja e kohës për qetësi dhe relaksim janë thelbësore për ruajtjen e shëndetit në përgjithësi dhe të zemrës në veçanti. Një zemër e shëndetshme kërkon jo vetëm trajtim mjekësor, por edhe një mendje më të qetë dhe një stil jete të balancuar.

Artikulli paraprakMbi 44 mijë vizita në Emergjencën e Pediatrisë gjatë vitit 2025, fluksi më i madh në dhjetor
Artikulli i rradhës 50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Ju sugjerojmë

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Osman Ramadani: Sëmundjet kardiovaskulare, faktorët e rrezikut dhe rëndësia e parandalimit.

08/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.