Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar masa të reja për të përballuar krizën demografike në vend.
Ai propozoi mundësinë e vendosjes së taksave shtesë për personat që nuk janë të martuar, si pjesë e përpjekjeve për të nxitur rritjen e lindjeve.
Në vitin 2024, lindjet në vend ishin vetëm 16.061, ndërsa vdekjet arritën në 20.201, duke sjellë një rënie natyrore prej mbi 4 mijë personash.
Mickoski tha se në katër vitet e fundit vendi ka humbur më shumë se 33 mijë banorë. Norma e lindjeve ka rënë ndjeshëm nga 12,5% në vitin 2010 në 8,8% në vitin 2024.
Ai shtoi se në shumë zona tashmë nuk ka as klasa të para në shkolla.Kryeministri theksoi nevojën për të ndërtuar institucione që ruajnë dhe zhvillojnë potencialin rinor.
Ai e quajti këtë sfidë si problem që prek jo vetëm Maqedoninë, por të gjithë kontinentin evropian.



