Dentistët po i referohen prishjes së dhëmbëve si epidemi
Fëmijët më të rinj se 18 muaj janë duke operuar për largimin e dhëmbëve të kalbur, kjo si shkaktar i konsumimit të pijeve të gazuara dhe shisheve me qumësht.
Në atë që Asociacioni Australian i Dentar po e quan një krizë, të dhënat më të fundit nga Instituti Australian për Shëndetësi dhe Mirëqenie (AIHW) tregojnë se 7791 fëmijë parashkollorë dhe 13905 fëmijë të moshës 5-9 vjeç u pranuan në spital në 2011-12 për shkak të prishjes së dhëmbëve, transmeton Gazeta Shneta.
“Kalbja e dhëmbëve është arsyeja numër një për pranimet në spital për fëmijët në Australi dhe ka raste kur fëmijët e vegjël i kanë të gjitha dhëmbët e nxjerrë për shkak të ashpërsisë së prishjes”, tha për news.com.au kryetari i komitetit të shëndetit të shoqatës Peter Alldritt.
“Shumë nga këto hospitalizime janë të shmangshme. Nuk është mirë që një fëmijë të ketë një sërë anestezi në procedura të rregullta.”
“Mjerisht, problemi është duke u përkeqësuar.”, përfundoi ai.
Ai po bën thirrje që mos t’i jipen fëmijëve pije të gazuara, e sa më shumë të reduktohet të ushqyerit me shishe./Gazeta Shneta/