Momentet më relaksuese të ditës, pa dyshim janë ato që i ndajmë për kohën e dushit. Por, a e keni ditur formulën e duhur për një dush të shëndetshëm dhe të rekomanduar nga doktorët ekspert botëror?
Një dush i tillë duhet çdo herë të filloj me ujë të ngrohtë aq sa e përballon organizmi juaj.
Pak përpara përfundimit të pastrimit, duhet të reduktoni sasinë e ujit të ngrohtë gradualisht, derisa të arrini në temperaturën e ujit të ftohtë, transmeton Gazeta Shneta.
Pasi të keni ndërruar temperaturën e ujit në të ftohtë, vazhdoni pastrimin për rreth 60 sekonda përpara se të dilni nga dushi.
Uji i ftohtë do të ndryshojë mënyrën si dukeni dhe ndjeheni, kjo është e vërtetuar edhe nga shkenca mjekësore.
Cilat janë përfitimet tuaja nëse praktikoni këtë metodë?
- Forcimi i sistemit imunitar
- Rritja e prodhimit të hormoneve
- Përmirësim i sistemit të gjakut dhe metabolizmit
- Eventualisht do të largohet depresioni
- Detoksifikim
- Përmirësimi i pjellshmërisë tek meshkujt
- Shërimi i shpejt i plagëve të hapura
- Reduktim i dhimbjeve kronike
- Përmirësimi i shëndetit të flokëve
- Përmirësimi i funksionit të veshkëve
- Rregullimi i sistemit automatik nervor
- Dhe, përmirësimi i gjumit në orar të saktë. /Gazeta Shneta/